Greqia ka shënuar viktimën më të re, që nga fillimi i pandemisë në vend, e cila nuk ka mundur t’i mbijetoi virusit COVID-19.
Mediat greke raportojnë se bëhet fjalë për një vajze 15-vjeçare. Adoleshentja ka ndërruar jetë sot, teksa prej ditësh ishte e shtruar në një spital në Thebes, Greqinë qendrore.
Bëhet me dije se vajza e re kishte sëmundje të tjera bashkëshoqëruese./Opinion.al