Rajoni

Greqia shënon numrin më të lartë të viktimave të COVID-19 në 24 orë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:25 - 21/11/20 |
Al Do

Numri i personave që ndërruan jetë si pasojë e COVID-19 në Greqi gjatë 24 orëve të fundit, shënoi një rekord të ri këtë të shtunë. Sipas autoriteteve 108 persona humbën jetën ndërkohë që spitalet në veri të vendit janë nën trysni për mungesë shtetërish në pavionet e kujdesit intensiv.

I lartë vijon të jetë edhe numri i rasteve të reja, 2,311, duke e çuar numrin total në 90,121 që nga muaji shkurt. Numri i të vdekurve është 1,527.

Kjo situatë e ka bërë që Greqia të mendojë zgjatjen e bllokimit që ka vendosur në vend prej disa javësh.

“Heqja e bllokimit në 1 dhjetor nuk duket realiste,” tha të premten zëdhënësi i qeverisë Stelios Petsas.

Një komision qeveritar ekspertësh do të shqyrtojë të dhënat e reja javën e ardhshme, për të vlerësuar nëse është e mundur një heqje e pjesshme e bllokimit në fillim të muajit tjetër.

Në qytetin verior të Selanikut shifrat janë gati sa dyfishi i atyre në Athinë./ Opinion.al

Pas