Gjatë 24 orëve të fundit në Greqi kanë humbur jetën 32 persona, ndërsa janë shënuar 2,215 raste të reja me koronavirus.
Ministria e Shëndetësisë raporton se 451 pacientë ndodhen në intubim.
Ndërkohë numri i përgjithshëm i rasteve ka arritur në 201,677 të prekur, 51,7% e të cilave janë burra. Situata epidemiologjike vijon të mbetet shqetësuese për shkak të rritjes së pacientëve në terapi intensive./Opinion.al