Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka njoftuar të premten se kabineti i tij ka vendosur në mbledhjen e fundit që të rrisë pagën minimale në vend, vendim ky që prek dhe mijëra emigrantë shqiptarë që jetojnë e punojnë prej vitesh në shtetin fqinj.
Pas orë pasi i mbijetoi mocionit të votëbesimit në parlament, Mitsotakis njoftoi se paga e re minimale do të ketë një rritje prej 50 eurosh në muaj, duke shkuar në 830 euro.
“Ne po shkojmë drejt objektivit prej 950 euro në fund të 4-vjeçarit. Ky është një vendim që mbështetet te të ardhurat, por nuk rëndon koston e prodhimit duke rrezikuar rënien e papunësisë”, tha kryeministri.
Ndryshimet në pagën minimale sjellin rritje në pagën neto për të paktën 600,000 punëtorë. Kjo nuk është hera e parë që rritet paga minimale në Greqi në vitet e fundit. Në vitin 2019 paga minimale u bë nga 650 euro në 780 euro.