Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Greqia pengon Shqipërinë, nuk nënshkruan letrën për hapjen e kapitujve të negocimit

2023/11/14 at 1:09 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Greqia pengon Shqipërinë, nuk nënshkruan letrën për hapjen e kapitujve të negocimit

Greqia ka refuzuar të nënshkruajë një letër të 27 vendeve anëtare drejtuar Komisionit Europian, që kërkon hapjen e pesë kapitujve të parë të negociatave për Shqipërinë.

Sipas Euractiv, tensionet midis Greqisë dhe Shqipërisë kanë nisur që nga muaji maj, kur kandidati shqiptar etnik grek për kryetar bashkie, Fredi Beleri, i cili kandidon nën flamurin e opozitës, u arrestua dy ditë para zgjedhjeve lokale, si i dyshuar për blerje votash.

Ai fitoi zgjedhjet në Himarë, por nuk ka mundur të betohet si kryebashkiak, për shkak të burgosjes, pavarësisht apeleve të shumta për t’u lejuar të betohet, ose për të përfituar një masë më të butë sigurie.

Athina i ka bërë vazhdimisht thirrje Shqipërisë që ta lejojë atë të bëjë betimin, duke e cilësuar burgosjen e tij si të motivuar politikisht dhe etnikisht. Ndërkaq, qeveria shqiptare ka thënë se nuk mund të ndërhyjë në proceset gjyqësore dhe sistemi i drejtësisë duhet të ndjekë rrugën e tij.

Gjatë fundjavës, u përhapën thashethemet se Athina kishte refuzuar të mbështeste një letër që i kërkonte Komisionit të hapte pesë kapitujt e parë të negociatave. Një burim i Këshillit të BE-së i afërt me këtë çështje konfirmoi për Euractiv se kjo është e vërtetë.

Sipas burimit, Athina thekson disa çështje që i takojnë sundimit të ligjit, si rasti i Belerit, ashtu edhe zbatimi i disa ligjeve që lidhen me pakicën greke të Shqipërisë.

Burimi thekson se pala shqiptare duhet të tregohet “kreative” në zgjidhjen e krizës së krijuar nga çështja Belerit.

Athina zyrtare kërkon që Beleri të lejohet të betohet si kryebashkiak, pasi ky është një vendim administrativ që mund të merret nga Qeveria shqiptare, ndërsa sistemi i drejtësisë merr vendimet e veta në mënyrë të pavarur.

Procedura të tjera si martesat, deklarimet dhe marrëveshjet mund të merren në prani të një noteri apo një zyrtari në ambientet e burgut, ose nëse individi dërgohet në ambientet e institucioneve, nën mbikëqyrjen e policisë.

Ish-presidenti dhe ish-kryeministri Sali Berisha, gjithashtu nën hetim, ka deklaruar se arrestimi dhe gjyqi i Belerit janë inskenuar nga policia dhe gjykata. Ai la të kuptohet se pas këtij rasti është Rama dhe kjo “ka çuar në një përballje me fqinjët tanë”, duke iu referuar marrëdhënieve të tensionuara.

Në një intervistë të fundit kryeministri Rama përsëriti se situata nuk është në dorën e tij dhe ai nuk mund të ndërhyjë kurrsesi.

“Besoj se i kam bërë shpjegimet e mia. Ky nuk është një debat mes Qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Greqisë, sepse ka të bëjë me drejtësinë… është në duart e sistemit të drejtësisë”.

Ai shtoi, “Në fund, çfarëdo që të thonë palët nuk do të zgjidhë problemin që mund ta zgjidhë vetëm rruga e drejtësisë”.

I pyetur nga gazetarja nëse Beleri mund të lejohet të betohet, Rama tha se, “Ka teori të ndryshme për këtë, por thelbi është se kjo do të përcaktohet nga gjykata”, duke shtuar se deri më tani nuk ka një tregues të qartë se si kjo mund të ndodhë.

Ju sugjerojmë

Zjarri në Drenovë/ Flakët arrijnë pranë një pusi nafte e nënstacioni elektrik
Aktualitet

Zjarri në Drenovë/ Flakët arrijnë pranë një pusi nafte e nënstacioni elektrik

16 Korrik, 2025 10:38 pm
Ja si u arrit vrasja e “Mbretit të Kokainës”, Pablo Escobar
-U tha në Opinion

Ja si u arrit vrasja e “Mbretit të Kokainës”, Pablo Escobar

16 Korrik, 2025 10:26 pm
Sulmi rus vret dy persona dhe plagos 27 të tjerë në lindje të Ukrainës
Bota

Sulmi rus vret dy persona dhe plagos 27 të tjerë në lindje të Ukrainës

16 Korrik, 2025 10:16 pm
Votimi i emigrantëve/ Mazniku: Nuk është bllokuar nga PS, por nga ana e partizanizmit
Kryesore

Akademi për trajnimin e bashkive në vend, Arbjan Maznikun në krye të saj

16 Korrik, 2025 10:01 pm
IKMT-ja vijon aksionin për lirimin e hapësirave publike tek Stadiumi Air Albania
Te Fundit

IKMT-ja vijon aksionin për lirimin e hapësirave publike tek Stadiumi Air Albania

16 Korrik, 2025 9:46 pm
SHBA thirrje Damaskut: Tërhiqni trupat nga Sweida
Bota

SHBA thirrje Damaskut: Tërhiqni trupat nga Sweida

16 Korrik, 2025 9:30 pm
Kosova përfshihet në listën e vendeve “të sigurta” të BE-së
Bota

Komisioni Evropian propozon buxhet prej 2 trilionë eurosh

16 Korrik, 2025 9:11 pm
Ambasada gjermane s’ka informacione për ndonjë përshkallëzim të situatës në Kosovë
Rajoni

Ambasada gjermane s’ka informacione për ndonjë përshkallëzim të situatës në Kosovë

16 Korrik, 2025 8:44 pm
Humb jetën turisti malazez në Malësinë e Madhe, ja çfarë dyshon policia
Aktualitet

Gjendet i pajetë brenda automjetit të tij 29-vjeçari në Astir

16 Korrik, 2025 8:25 pm
Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: Katër vatra mbeten ende aktive
Aktualitet

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: Katër vatra mbeten ende aktive

16 Korrik, 2025 7:59 pm
Para
Gjici kërkon zbutje të masë së sigurisë: S’kam mundësi të dëmtoj provat e s’jam i rrezikshëm për shoqërinë

Gjici kërkon zbutje të masë së sigurisë: S’kam mundësi të dëmtoj provat e s’jam i rrezikshëm për shoqërinë

KQZ s’i hoqi mandatin kryebashkiakut të Kuçovës, Lefter Maliqi: Poshtë diktatura. E turpshme

KQZ s’i hoqi mandatin kryebashkiakut të Kuçovës, Lefter Maliqi: Poshtë diktatura. E turpshme

Berisha: Po bëhen gati riformatime të tjera në qeveri, synojnë konsolidimin e krimit

Berisha: Po bëhen gati riformatime të tjera në qeveri, synojnë konsolidimin e krimit

TE FUNDIT

Zjarri në Drenovë/ Flakët arrijnë pranë një pusi nafte e nënstacioni elektrik

Zjarri në Drenovë/ Flakët arrijnë pranë një pusi nafte e nënstacioni elektrik
16 Korrik, 2025

Zjarri në fshatin Drenovë të Mallakastrës vijon të jetë ende aktiv. Sipas burimeve, flakët kanë përparuar me shpejtësi  duke shkaktuar...

Lexo më shumë

Ja si u arrit vrasja e “Mbretit të Kokainës”, Pablo Escobar

Ja si u arrit vrasja e “Mbretit të Kokainës”, Pablo Escobar
16 Korrik, 2025

Bosi famëkeq i drogës, dhe kreu i kartelit të Medellín, Pablo Escobar, u vra më 2 dhjetor 1993 në qytetin...

Lexo më shumë

Sulmi rus vret dy persona dhe plagos 27 të tjerë në lindje të Ukrainës

Sulmi rus vret dy persona dhe plagos 27 të tjerë në lindje të Ukrainës
16 Korrik, 2025

Një sulm nga forcat ruse të mërkurën në një qendër tregtare dhe treg në Dobropillia, një qytet pranë vijës së...

Lexo më shumë

Akademi për trajnimin e bashkive në vend, Arbjan Maznikun në krye të saj

Votimi i emigrantëve/ Mazniku: Nuk është bllokuar nga PS, por nga ana e partizanizmit
16 Korrik, 2025

Këshilli i Ministrave, në vendimet e marra ditën e sotme, ka vendosur Ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com