Rajoni

Greqia njofton masat e reja anti-Covid, vendoset ora policore


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:00 - 22/10/20 |
Opi Nion

Rritja e numrit të rasteve pozitive në shtetin grek ka bërë që qeveria të marrë masa të reja për të parandaluar përhapjen e infeksionit.

Kryeministri grek Qiriakos Mitsotaqis njoftoi në zonat me një rritje të rrezikshme të rasteve,  do të ndalohet lëvizja nga ora 00:30 deri në orën 5:00 të mëngjesit. Përjashtohen, vetëm, ata që punojnë natën dhe në raste urgjente. Masa e re do të aplikohet duke filluar nga dita e shtunë.

Vala e dytë ka ardhur, është e rrezikshme dhe prek të gjitha moshat”, tha Mitsotaqis.

Gjithashtu, kreu i qeverisë greke njoftoi se maskat do të jenë të detyrueshme në ambiente të brendshme dhe të jashtme për çdo qytetar të Greqisë.

Maska do të bëhet e detyrueshme kudo. Jo vetëm në ambiente të brendshme, por edhe në rrugë. Sepse virusi gëlon kudo, duke mos pritur hyrjen apo daljen nga një restorant, tha kreu i qeverisë greke.

Më tej, Mitsotaqis theksoi se deri sa nuk ka dalë vaksina, e vetmja zgjidhje për t’u mbrojtur është maska.

E përsëris, deri sa të dalë vaksina, do të jetë maska vaksinë. Nëse një qytetar është i infektuar dhe një tjetër jo dhe të mbajnë maskë, atëherë shansi i infektimit ulet”, tha ai.

Greqia shënoi sot 882 raste pozitive me koronavirus, ndërsa humbën jetën si pasojë e COVID-19, 15 persona./ Opinion.al

Pas