Bota

Greqia ngrin asetet e eurodeputetes së arrestuar.Borrell: Akuzat shumë shqetësuese



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:06 - 12/12/22 |
Opi Nion

“Arrestimet e të dyshuarve për korrupsion në Parlamentin Evropian janë “shumë, shumë shqetësuese”. Kështu është shprehur shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.

Dhe ministri irlandez i Punëve të Jashtme Simon Coveney tha se akuzat kundër katër personave ishin “shumë të dëmshme”.

Në mesin e të arrestuarve ishte edhe zëvendëspresidentja e Parlamentit Evropian, Eva Kaili.

Hetuesit dyshojnë se një prej shteteve të Gjirit, që raportohet të jetë Katari, është përpjekur që të influencojë parlamentin duke dhuruar para ose dhurata. Nga ana tjetër, Katari i ka mohuar akuzat.

Policia belge sekuestroi para me vlerë rreth 600,000 euro në 16 kontrolle në Bruksel të premten. Gjithashtu janë marrë kompjutera dhe telefona celularë për të ekzaminuar përmbajtjen e tyre.

Katër persona janë akuzuar ndërsa dy janë liruar, thanë prokurorët të dielën. Asnjë i dyshuar nuk është përmendur publikisht, por zonja Kaili mësohet të jetë në mesin e atyre që janë paditur.

“Ata akuzohen për pjesëmarrje në një organizatë kriminale, pastrim parash dhe korrupsion”, tha në një deklaratë zyra e prokurorisë federale belge.

Zonja Kaili, u pezullua nga detyra e saj si një nga 14 nënkryetarët e Parlamentit Evropian. Ajo është pezulluar gjithashtu nga Grupi i Socialistëve dhe Demokratëve në parlament dhe është përjashtuar nga partia e qendrës së majtë greke Pasok. Prokurorët në Greqi thuhet se kanë ngrirë të gjitha pasuritë e zonjës Kaili.

Vëzhguesit dhe deputetët e opozitës thanë se hetimi për korrupsion mund të përfaqësojë një nga skandalet më të mëdha të korrupsionit në historinë e Parlamentit Evropian.

Michiel van Hulten, një ish-deputet dhe drejtor i organizatës kundër korrupsionit, Transparency International EU, tha: “Ndërsa ky mund të jetë rasti më i frikshëm i korrupsionit të dyshuar që Parlamenti Evropian ka parë në shumë vite, ai nuk është një incident i izoluar”.

“Gjatë shumë dekadave, parlamenti ka lejuar të zhvillohet një kulturë e mosndëshkimit, me një kombinim të rregullave dhe kontrolleve të dobëta financiare dhe një mungesë të plotë të mbikëqyrjes së pavarur – ose në të vërtetë të ndonjë etike. Në shumë mënyra ai është bërë një ligj më vete. ”

Borrell, duke folur me gazetarët teksa mbërriti në një takim të ministrave të jashtëm të BE-së të hënën, tha: “Sigurisht që lajmet janë shumë, shumë shqetësuese.

“Ne po përballemi me disa ngjarje, disa fakte, që sigurisht që më shqetësojnë mua si ish-president i Parlamentit Evropian.

 

Pas