Moti i keq ka përfshirë Greqinë Veriore që nga pasditja e së premtes, duke shkaktuar përmbytje të mëdha dhe probleme serioze në rrjetin rrugor. Në Zagliveri, në komunën Lagada, në Selanik, përmbytjet qenë massive, ndërsa u desh ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për të evakuar katër persona nga shtëpitë e tyre. Sipas mediave lokale, dy persona të tjerë që ishin në një mjet lundrues të përmbytur u shpëtuan me ndihmën e punonjësve të bashkisë në Selanikun lindor.
Qarkullimi i mjeteve është bllokuar në pesë pika të Selanikut, ndërsa policia u bën thirrje drejtuesve të mjeteve që të jenë veçanërisht të kujdesshëm dhe të ndjekin udhëzimet e drejtuesve të trafikut./Opinion.al