Bota

Greqia ndërron mendje, izolimi i emigrantëve do të vazhdojë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:59 - 10/05/20 |
el ida

Greqia do të mbajë nën izolim kampet e emigrantëve deri më 21 maj.

Masa ishte parashikuar të shfuqizohej të hënën, por autoritetet greke lajmëruan se izolimi do të vazhdojë të mbetet në fuqi.

“Masat kundër koronavirusit për ata që jetojnë në kampe emigrantësh dhe në qendrat e pritjes në Greqi janë zgjatur deri më 21 maj”, tha ministria e Emigracionit dhe Azilit përmes një deklarate, pa sqaruar arsyet pas këtij vendimi.

Deri më tani, sipas raportimeve zyrtare nuk ka pasur raste të koronavirusit në kampet e ishullit të Egjeut.

Sakaq, në Greqi deri më tani janë regjistruar rreth 2.710 raste me koronavirus dhe 151 humbje jete./Opinion.al

Pas