Ministria e Jashtme e Greqisë ka dalë me një deklaratë zyrtare lidhur me negociatat për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Zyra e diplomacisë helene ka bërë të qartë pozicionin e saj pro iniciativës së vendeve të Ballkanit Perëndimor për tu anëtarësuar në Bashkimin Europian. Në deklaratë thuhet se Greqi do ti mbështesë vendet e rajonit në këtë proces dhe i ka bërë thirrje vendeve anëtare të BE-së që të punojnë së bashku për të mirën e rajonit.
Deklarata e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë:
Kjo perspektivë u hap në samitin e BE-së të zhvilluar në Selanik në 2003 dhe të cilën Greqia e mbështeti me të gjitha forcat si rruga për konsolidimin e stabilitetit dhe sigurisë rajonale.
Greqia do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet e bëra nga vendet e rajonit për të përmbushur kërkesat për anëtarësim në familjen tonë europiane. Për të arritur këtë qëllim, ne i inkurajojmë këto vende që të qëndrojnë të përkushtuara në rrugën e reformave, të cilat mund të kenë vetëm një efekt pozitiv në qasjen e tyre ndaj Bashkimit Europian dhe në jetën e qytetarëve të tyre. Në të njëjtën kohë, ne u bëjmë thirrje vendeve anëtare të BE-së që të punojnë së bashku për të realizuar perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor, për të mirën e rajonit dhe vetë Europës. /Opinion.al