Greqia ka mbyllur Akropolin dhe vendet antike gjatë orëve të pasdites për shkak të temperaturave të larta që kanë përfshirë të gjithë vendin.
Mësohet se nga mesdita deri në orën 17:00 asnjë turist në Greqia s’mund të vizitojë këto vende, duke u inkurajuar të qëndrojnë në shtëpi apo vende të freskëta.
Bëhet me dije se në Athinë janë regjistruar temperatura deri në 47 gradë Celsius, për herë të parë që nga viti 1987.Përveç temperaturave të larta, Greqia po përballet edhe me zjarret masive që kanë ‘pushtuar’ vendin si dhe me COVID-19 që po përhapet kryesisht në ishuj prej turistëve.