Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Greqia i kërkon Maqedonisë së Veriut zbatimin e Marrëveshjes së Prespës

2021/08/31 at 5:00 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Greqia i kërkon Maqedonisë së Veriut zbatimin e Marrëveshjes së Prespës

Ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Nikos Dendias tha nga Shkupi se shteti i tij, mbështet fuqishëm Maqedoninë e Veriut, por edhe të gjithë Ballkanin Perëndimor në rrugën e integrimit drejt Bashkimit Evropian.


Ai pas takimit me Ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, tha se “Greqia është dhe mund të jetë miku dhe bashkëpunëtori juaj më i mirë”, por shefi i diplomacisë greke theksoi rëndësinë që ka për dy vendet zbatimi i Marrëveshjes së Prespës.

Me këtë marrëveshje të arritur më 16 qershor të vitit 2018, dy vendet kanë zgjidhur mosmarrëveshjet gati 20 vjeçare për kontestin e emrit të Maqedonisë së Veriut, e cila deri atëherë quhej, Republika e Maqedonisë.

“Zgjedhja që keni bërë për të qëndruar pranë nesh, për të ecur në rrugën drejt familjes së madhe evropiane është zgjedhja e duhur për të mirën e njerëzve tuaj. Zbatimi i Marrëveshjes së Prespës duhet të vazhdojë. Ajo është baza për përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe anëtarësimin e vendit në familjen evropiane”, ka deklaruar kreu i diplomacisë greke, Nikos Dendias, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.

Greqia, tha ai, është e kënaqur me atë që është bërë deri më tani për zbatimin e marrëveshjes.

“Shumë hapa janë ndërmarrë, njëri prej të cilëve është heqja e tabelës para ndërtesës në të cilën ndodhemi, me emrin e mbretit Filip, babanë e Aleksandrit të Madh, sepse ne u pajtuam së bashku se atëherë paraardhësit tuaj nuk kishin mbërritur ende në Ballkan. Ata nuk kishin mundësi të luftonin nën udhëheqjen e Aleksandrit të Madh në thellësitë e Azisë. U ndryshua edhe emri i Muzeut Arkeologjik sikur edhe shenjat në pikat kufitare. Zbatimi i marrëveshjes nuk është një gjë burokratike, për këtë, ka një afat kohor”, ka deklaruar Dendias.

Sa i takon zbatimit të Marrëveshjes së Prespës nga pala greke, memorandumeve dhe komisionit të përbashkët për çështjet arsimore, shefi i diplomacies së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani tha se “kjo është një marrëveshje që është baza e marrëdhënieve tona dypalëshe, arkitektura e re rajonale dhe është një proces i pakthyeshëm”. Ajo, thotë Osmani, “është në interes të vendit tonë dhe garanton perspektivën e vendit, të marrëdhënieve tona dypalëshe dhe askush nuk do të lejojë që Marrëveshja e Prespës të rrezikohet”.

“Ne ngritëm edhe çështjen e shenjave të trafikut në Greqi dhe diskutuam arsyet teknike për mospërmbushjen e atyre çështjeve në Parlamentin Grek dhe u dakorduam se si do të bëhet në periudhën e ardhshme. Sa i takon bordeve, shpjegimi është se autoritetet lokale janë ata që nuk tregojnë entuziazëm, por në lidhje me atë çështje ne biseduam më gjerësisht dhe mendoj se në periudhën e ardhshme do të ketë një zgjidhje për këtë çështje”, ka deklaruar Osmani./REL

Etiketa: greqimaqedonia e veriutMarrevesghja e prespes


Ju sugjerojmë

Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 22 qershor 2025

22 Qershor, 2025 8:28 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Aktualitet

Horoskopi për sot, 22 qershor 2025

22 Qershor, 2025 8:18 am
Ja pse Kupola e Raketave izraelite nuk arrin të mbrojë qytetet
Bota

Ja pse Kupola e Raketave izraelite nuk arrin të mbrojë qytetet

21 Qershor, 2025 10:37 pm
Lirimi nga burgu i liderit të opozitës bjelloruse/Spiropali: Një hap shprese për…
Aktualitet

Lirimi nga burgu i liderit të opozitës bjelloruse/Spiropali: Një hap shprese për…

21 Qershor, 2025 10:12 pm
Brazil/ Digjet balona në ajër, ndërrojnë jetë 8 turistë
Bota

Brazil/ Digjet balona në ajër, ndërrojnë jetë 8 turistë

21 Qershor, 2025 9:25 pm
Pakistani do të nominojë Donald Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen
Bota

Pakistani do të nominojë Donald Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen

21 Qershor, 2025 9:03 pm
Rinumërohen 34% e kutive të Tiranës/ Asnjë ndryshim në rezultate,partitë humbin vota
Aktualitet

Rinumërohen 34% e kutive të Tiranës/ Asnjë ndryshim në rezultate,partitë humbin vota

21 Qershor, 2025 8:29 pm
Panairi i Parë i Librit Shqip/Gonxhja në Preshevë, pritet nga Kryetarja e Komunës
Aktualitet

Panairi i Parë i Librit Shqip/Gonxhja në Preshevë, pritet nga Kryetarja e Komunës

21 Qershor, 2025 8:14 pm
Shqiptarët pushtojnë New York-un, mijëra njerëz mbushin rrugët në paraden kuqezi
Aktualitet

Shqiptarët pushtojnë New York-un, mijëra njerëz mbushin rrugët në paraden kuqezi

21 Qershor, 2025 7:57 pm
Auto-Skicë
Aktualitet

Ujësjellës-Kanalizime Durrës: Do reduktohet furnizimi me ujë në zonën e Fushë Kuqes

21 Qershor, 2025 7:53 pm
Para
Greqi/ Regjistrohen 3,628 raste të reja me koronavirus, 22 të vdekur

Greqi/ Regjistrohen 3,628 raste të reja me koronavirus, 22 të vdekur

Manaj transferohet në Serie A

Manaj transferohet në Serie A

Mbërrin avioni i tretë me emigrantë afganë në Kosovë

Mbërrin avioni i tretë me emigrantë afganë në Kosovë
















TE FUNDIT

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 22 qershor 2025

Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
22 Qershor, 2025

Ditën e Dielë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në...

Lexo më shumë

Horoskopi për sot, 22 qershor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
22 Qershor, 2025

Dashi Me Hënën dhe Afërditën në shenjën tuaj, qartësia dhe sharmi emocional rriten, duke e bërë këtë një ditë të...

Lexo më shumë

Ja pse Kupola e Raketave izraelite nuk arrin të mbrojë qytetet

Ja pse Kupola e Raketave izraelite nuk arrin të mbrojë qytetet
21 Qershor, 2025

Izraeli, një nga shtetet më të avancuara në teknologji ushtarake, ka në arsenalin e tij raketën anti-balistikë më të sofistikuar...

Lexo më shumë

Lirimi nga burgu i liderit të opozitës bjelloruse/Spiropali: Një hap shprese për…

Lirimi nga burgu i liderit të opozitës bjelloruse/Spiropali: Një hap shprese për…
21 Qershor, 2025

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka reaguar pas lirimit nga burgu pas katër vitesh të liderit të opozitës bjelloruse, Siarhei...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com