Rajoni

Greqia hap sezonin më 1 korrik, iu ndalon hyrjen nëntë vendeve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:40 - 26/06/20 |
el ida

Greqia do të hapë sezonin turistik më 1 korrik. Ministri njofton se në funksion do të vendosen 27 aeroporte dhe 7 pika kufitare tokësore.

Në pikat kufitare do të zbatohet një rregullore të re, e cila përfshin faktin se çdo udhëtar duhet të deklarojë itinerarin e lëvizjes në pikën e hyrjes në Greqi.

Një fletë me 9 këshilla-udhëzime në anglisht-gjermanisht-frëngjisht do vendoset në dispozicion të udhëtarëve në çdo pikë kufitare.

Ndërkohë ndalimi për udhëtimet do të qëndrojë në fuqi për 9 shtete ku përfshihen Britania, Suedia, Rusi, Izrael, Katar, Emiratet Arabe, Arabia Saudite, Maqedonia e Veriut dhe SHBA.

Gjithashtu në pikat kufitare udhëtarët do t’i nënshtrohen testeve anticovid, dhe në rast se rezultojnë pozitivë, ata do të karantinohen për 14 ditë./Opinion.al

Pas