Greqia ka vendosur hapjen e kufijëve për vizitorët shqiptarë. Vendimi është marrë ditën e sotme nga ministria e Turizmit të Greqisë, raporton news 24. Data e hapjes së kufirit do të jetë 28 qershori.
Ditën e sotme Këshilli i Bashkimit Europian azhurnoi listën e vendeve dhe rajoneve për të cilat duhet të hiqen kufizimet e udhëtimit, bazuar në të dhënat epidemiologjike të COVID-19.
Bazuar në kriteret dhe kushtet e përcaktuara në rekomandim vendet anëtare duhet të heqin gradualisht kufizimet e udhëtimit në kufijtë e jashtëm për banorët e vendeve të treta si Shqiperia./Opinion.al