Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Greqia dhe Rusia në një marrëdhëie të komplikuar: Kur Cipras i kërkoi ndihma, Putini e çoi në Bruksel

2018/08/04 at 8:12 PM
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Greqia dhe Rusia në një marrëdhëie të komplikuar: Kur Cipras i kërkoi ndihma, Putini e çoi në Bruksel

Tradicionalisht Athina dhe Moska kanë raporte të mira. Por zgjidhja e grindjes për emrin me Maqedoninë ka shkaktuar një krizë. Në qendër të vëmendjes janë interesat ekonomike.


Skandal diplomatik në Mesdhe? Ndikim i agjentëve rusë në politikën e jashtme greke? Ajo që tingëllon si pjesë e fantazisë së James Bond-it është në të vërtetë elementi i fundit i një krize të thellë midis Athinës dhe Moskës. Para pak kohësh u bë e ditur se punonjës të Ambasadës Ruse u përpoqën me para që të nxisin kryetarë bashkish të Greqisë Veriore, biznesmenë dhe murgj me ndikim të madh të enklavës së manastireve Athos që të ngrihen kundër zgjidhjes së grindjes për emrin mes Greqisë dhe Maqedonisë. Athina u tregua e revoltuar dhe i dëboi katër diplomatët e prekur.

“Qeveria greke dëshiron marrëdhënie të mira me të gjitha shtetet, por nuk është e mundur që të pranohen mënyrë sjelljeje, që shkelin të drejtën ndërkombëtare dhe që nuk i respektojnë autoritetet greke”, i kritikoi zëdhënësi i qeverisë Dimitris Tzanakopoulos miqtë e dikurshëm nga Rusia. Që atëherë sundon kohë e akullit midis Athinës dhe Moskës.

Të gjithë e duan Ballkanin

Kështu Presidenti Putin nuk u tregua fare i kënaqur me zgjidhjen zyrtare të grindjes për emrin midis Greqisë dhe Maqedonisë. Shkaku: që prej një kohe të gjatë Bashkimi Evropian dhe Rusia luftojnë për të pasur supremaci në Ballkan. Pas dakordimit të qershorit, Greqia nuk do ta bllokojë më anëtarësimin në BE dhe në NATO të fqinjit verior. Pas Bullgarisë dhe Rumanisë në këtë mënyrë lidhet edhe Maqedonia me Perëndimin – një disfatë e hidhur për Presidentin rus. Por cilat janë shpresat që lidhen me të vërtetë me shtetet me struktura të dobëta të Balllkanit Perëndimor?

Ballkani përfaqëson një urë midis Evropës Perëndimore dhe Azisë dhe prandaj është një itinerar tregtar me rëndësi të madhe. Veçanërisht që kur porti më i madh i Greqisë më në jug, në kuadër të privatizimeve ndodhet tani në duar kineze, rajoni është në fokusin e fuqive ekonomike globale. “Rruga e re e mëndafshtë e Kinës, që do të përfundojë në Portin e Pireut, për ta përshkuar pastaj Ballkanin deri në Evropën Qendrore, i jep një peshë të re Greqisë në rajon”, sqaron gazetari gjermano-grek Efthymis Angeloudis.

Grekët nuk e njohin Rusinë

Kryeministri grek Aleksis Cipras ka shumë kohë që i ka intensifikuar marrëdhëniet me shtetet fqinjë veriore. Megjithatë në Evropën Perëndimore preferojnë ta vështrojnë Greqinë si mospaguese taksash dhe si dele të zezë.

Por me lidhjen e Maqedonisë pas vetes, BE shënon në garën me Rusinë për Ballkanin një fitore etape të rëndësishme – jo së fundi për shkak të agjendës proevropiane dhe proballkanike të Athinës. Kjo në një kohë kur pas fitores në zgjedhje më 2015 Ciprasi mori fillimisht anën e Moskës. Tradicionalisht Greqia sheh të Rusia një aleate shpirtërore. Stavros Cimas, ekspert për Ballkanin i gazetës greke me ndikim Kathimerini, thotë se kjo preferencë ka të bëjë pak me realitetin. Vetëm përmes traditës kristjane-ortodokse janë të lidhura të dyja vendet. Për një aleancë zor se mund të bëhet fjalë. Përkundrazi.

“Në pranimin e unitetit fetar bazohet miti, që Rusia e fuqishme vrapon në ndihmë të vëllezërve grekë të besimit në orë të vështira”, shpjegon Cimas. Mbështetje të vërtetë nga rusët nuk ka pasur kurrë. Në kohët më të reja kjo u tregua në shembullin e kryeministrit aktual:”Kur Ciprasi vajti në Moskë, për t’ju lutur për ndihma financiare Putinit, me shpresë se do të mund të hapte një faqe të re në konfliktin me donatorët evropianë, Presidenti rus e dërgoi në Bruksel.”

Megjithatë në Greqi vazhdon të ekzistojë një përfytyrim pozitiv për Rusinë: për këtë çuditet Cimasi. Kjo në një kohë kur bashkëkombasit e tij nuk dinë asgjë për Rusinë, as për situatën ekonomike, as për të drejtat e njeriut, thotë Cipras.

Vitin e ardhshëm në Greqi do të zgjidhet një parlament i ri. Për Ciprasin dhe për Evropën atëherë do të dalë në pah, nëse do të jenë bindës me strategjinë e tyre, përballë tensioneve aktuale me Rusinë. Burimi: DW

Etiketa: ciprasgreqiaPutinrusia


Ju sugjerojmë

Toleranca zero për zjarrvënësit, qeveria poston videon me emrat dhe imazhin e tyre
Kryesore

Toleranca zero për zjarrvënësit, qeveria poston videon me emrat dhe imazhin e tyre

27 Korrik, 2025 10:08 pm
Lirimi i hapësirave publike, Rama ndan videon: Eh mër çuna vap e modhe e di, po…
Kryesore

Lirimi i hapësirave publike, Rama ndan videon: Eh mër çuna vap e modhe e di, po…

27 Korrik, 2025 9:04 pm
Shqipëria në flakë, Balluku zbret në terren: Dënim maksimal për zjarrvënësit!
Kryesore

Shqipëria në flakë, Balluku zbret në terren: Dënim maksimal për zjarrvënësit!

27 Korrik, 2025 6:58 pm
Hapësirat publike, Rama: Po rivendosim kufirin mes të drejtës e të paligjshmes
Politikë

Hapësirat publike, Rama: Po rivendosim kufirin mes të drejtës e të paligjshmes

26 Korrik, 2025 3:25 pm
Shkodër/ Rama: Shkolla “Ndre Mjeda” gati të hapë dyert me kushte moderne në shtator!
Kryesore

Shkodër/ Rama: Shkolla “Ndre Mjeda” gati të hapë dyert me kushte moderne në shtator!

26 Korrik, 2025 12:28 pm
Tabaku në Como: Shqipëria ka nevojë për reforma të vërteta, jo fasada për BE-në
Politikë

Tabaku në Como: Shqipëria ka nevojë për reforma të vërteta, jo fasada për BE-në

26 Korrik, 2025 11:25 am
Pano Soko njofton largimin nga ‘Nisma Thurje’: Dështuam!
Politikë

Pano Soko njofton largimin nga ‘Nisma Thurje’: Dështuam!

23 Korrik, 2025 7:11 pm
Bashkëpunimi mes bashkive shqipfolëse, Veliaj: Më përpara e shihnim njëri-tjetrin nga televizori, sot…
Kryesore

U mor i pandehur nga SPAK,avokatët ndërkombëtarë të Veliajt:Arrestimi i paarsyeshëm

23 Korrik, 2025 6:34 pm
Hetimet ndaj Veliajt, SPAK merr të pandehur Klotilda Bushkën
Kryesore

Hetimet ndaj Veliajt, SPAK merr të pandehur Klotilda Bushkën

23 Korrik, 2025 5:57 pm
KQZ ia dha mandatin Kleana Xhuvelit, reagon Shabani: U mbars mali dhe…
Politikë

KQZ ia dha mandatin Kleana Xhuvelit, reagon Shabani: U mbars mali dhe…

23 Korrik, 2025 4:51 pm
Para
Letra/ Presidentit Vucic i drejtohet serbëve për Kosovën: “Ju do ta shihni se çfarë ….”

Letra/ Presidentit Vucic i drejtohet serbëve për Kosovën: "Ju do ta shihni se çfarë ...."

E fundit/ Plagosi në lokal me thikë bashkëfshatarin e tij, ia mbath në errësirë

E fundit/ Plagosi në lokal me thikë bashkëfshatarin e tij, ia mbath në errësirë

Video/ Zherard Pique pedalon si i çmendur biçikletën, ja ultimatumi i drejtuesve të Barcelonës

Video/ Zherard Pique pedalon si i çmendur biçikletën, ja ultimatumi i drejtuesve të Barcelonës
















TE FUNDIT

Merz për marrëveshjen SHBA-BE: U shmang një përplasje tregtare

Merz:Aleatët e Kievit nuk do kufizojnë më rrezen e përdorimit të armëve për Ukrainën
27 Korrik, 2025

Marrëveshja e arritur mes Shteteve të Bashkuara dhe të Amerikës dhe Bashkimit Europian me 27 vende anëtare ka gëzuar Gjermaninë,...

Lexo më shumë

Del nga shinat treni në Gjermani, humbin jetën disa persona

Del nga shinat treni në Gjermani, humbin jetën disa persona
27 Korrik, 2025

Disa persona kanë humbur jetën pasi një tren pasagjerësh doli nga shinat në jugperëndim të Gjermanisë, raportojnë mediat gjermane. Policia...

Lexo më shumë

Toleranca zero për zjarrvënësit, qeveria poston videon me emrat dhe imazhin e tyre

Toleranca zero për zjarrvënësit, qeveria poston videon me emrat dhe imazhin e tyre
27 Korrik, 2025

Ashtu siç e kishte paralajmëruar zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, janë publikuar emrat dhe pamjet e personave të dyshuar për zjarrvënie të...

Lexo më shumë

Siria do të mbajë zgjedhjet e para parlamentare që nga rrëzimi i Assadit

Siria do të mbajë zgjedhjet e para parlamentare që nga rrëzimi i Assadit
27 Korrik, 2025

Siria do të organizojë zgjedhjet e para parlamentare nën autoritetet e reja në muajin shtator, njoftoi të dielën kryetari i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com