Bota

Greqia dhe Franca nënshkruajnë marrëveshjen ushtarake


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:08 - 28/09/21 |
Opi Nion

Greqia ka nënshkruar një marrëveshje me Francën për të blerë tre anije të reja ushtarake. Pakti strategjik i bashkëpunimit të mbrojtjes dhe sigurisë nga krerët e dy vendeve është gjithashtu pjesë e përpjekjeve për të rritur autonominë ushtarake evropiane.

Greqia është në vijën e parë të frontit në një rajon të munduar, ku interesat gjeopolitike dhe energjetike janë të mëdha, për Greqinë, për Evropën, për Francën. Pra, është e drejtë që ne po angazhohemi të ndihmojmë Greqinë të armatoset, për të siguruar integritetin e  territorit të saj dhe gjithashtu ne jemi të zotuar të bashkëpunojmë për ta mbrojtur atë në rast ndërhyrjeje, sulmi ose agresioni “, tha Emmanuel Macron.

Sipas marrëveshjes, Athina gjithashtu ka një mundësi për të blerë një anije të katërt nga Franca. Ajo është cilësuar një “mega-marrëveshje” pasi mediat franceze thonë se ka një vlerë prej 5 miliardë eurosh. Aspekti më themelor i marrëveshjes është nëse një nga dy vendet kërcënohet ose provokohet, atëherë vendi tjetër do ta ndihmojë atë ushtarakisht. Gjatë një interviste për “ERT”, Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis nënvizoi faktin se nuk bëhet fjalë për një garë të hapur me Turqinë.

Unë nuk dua të hyj në një garë armatimi me Turqinë. Ky nuk është qëllimi im. Por ka çështje thelbësore të modernizimit të forcave të armatosura, pas një dekade krize, të cilat unë kam një përgjegjësi të madhe të merrem dhe pastaj t’ia dorëzoj pasardhësit tim’’.

Në rast të një situate te tensionuar me Turqinë, Franca do të jetë në gjendje të dërgojë forca ushtarake, aeroplanë, anije, ushtri tokësore për të mbrojtur të drejtat sovrane të Greqisë./ Klan News

Pas