Aktualitet

Greqia bllokon qindra emigrantë sirianë, mbyll kufirin me Turqinë


               Publikuar në : 16:20 - 28/02/20 |
Opi Nion

Greqia ka mbyllur kufirin tokësor me Turqinë në zonën e Kastanies Evros, duke penguar me qindra emigrantë sirianë të hyjnë në vend. ÇN grek shkruan se alarmi ka shpërthyer mëngjesin e së premtes me mësymjen e rreth 300 personave që iu drejtuan kufirit, pas lajmit të burimeve zyrtare turke, se Ankaraja nuk do të pengonte më kalimin e emigrantëve drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Në zonë kanë mbërritur forca të shumta policore dhe Ministri i Brendshëm Michalis Chrysochoidis.

Ndërkohë Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, u shpreh se Greqia nuk do të lejojë hyrjen e paligjshme të emigrantëve përmes kufirit të saj. Në një postim në tuiter, ai tha se: “Greqia nuk është përgjegjëse për ngjarjet tragjike në Siri dhe nuk mund të vuajë pasojat e vendimeve të të tjerëve”. / Opinion.al

Pas