Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Greqia bllokon integrimin e Shqipërisë në BE? Rama për televizionin francez: S’besoj se do të qëndrojë, nuk do të ishte… 

2023/11/20 at 12:22 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Greqia bllokon integrimin e Shqipërisë në BE? Rama për televizionin francez: S’besoj se do të qëndrojë, nuk do të ishte… 

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një intervistë për televizionin francez “France 24”, ku është pyetur për disa çështje aktuale. 

Gjatë kësaj interviste ai ka folur edhe për “çështjen” Beleri dhe “bllokimin” e integrimit të Shqipërisë nga Greqia. 

Rama u shpreh se bllokada e shtetit fqinj për integrimin e Shqipërisë në BE mund të mos qëndrojë gjatë, pasi, sipas tij, kjo nuk do ishte serioze. 

I pyetur për çështjen e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, Rama tha se ajo është një çështje që i përket drejtësisë. 

Ajo çështje sipas tij nuk është më një çështje e minoritetit grek duke patur parasysh faktin se të dy kandidatët në Himarë ishin shqiptarë me origjinë greke. 

Një pjesë nga intervista: 

– Z. Rama Shqipëria juaj ka  probleme për t’u anëtarësuar në Klubin evropian.  Greqia po bllokon  letrën e  27 vendeve anëtare për hapjen e kapitujve. Në maj të këtij viti, kandidati për Bashkinë e Himarës, shqiptar me origjinë greke, Fredi Beleri, që kandidonte për opozitën, u arrestua dy ditë para zgjedhjeve i dyshuar për blerje votash. Por akuzoheni ju se po e pengoni të zgjidhet kryetar bashkie për të mbajtur nën kontroll lejet në këtë zonë bregdetare në zhvillim e sipër. Si përgjigjeni ju? 

Kryeministri Edi Rama:  Unë nuk dua t’i futem kësaj polemike. Sinqerisht nuk besoj se ky bllokim do të qëndrojë, sepse nuk do të ishte serioze. Nga ana tjetër, është vetëm çështje e  drejtësisë. Nëse shikoni raportin e progresit, Shqipëria vlerësohet vërtet mirë për çështjet e reformës në drejtësi. Unë jam shumë i kënaqur sepse Shqipëria është vendi më i përparuar në të gjithë Ballkanin për këto çështje. 

-Megjithatë në vendin tuaj ndodhet edhe minoriteti grek afërsisht 1% të popullsisë. A shpresoni të pajtoheni me Greqinë? 

Kryeministri Edi Rama:  Dëgjoni, me Athinën kemi marrëdhënie strategjike dhe nga ana tjetër, kur flisni për minoritet grek, dua të saktësoj sikurse e thatë, kandidati ishte shqiptar me origjinë greke, edhe kundërshtari i tij në zgjedhje ishte po ashtu shqiptar me origjinë greke. Atëherë s’mund të jetë një çështje minoriteti grek kjo! 

Ju sugjerojmë

Përmbyten disa qarqe, reshjet i marrin jetën një personi në Korçë
Aktualitet

Përmbyten disa qarqe, reshjet i marrin jetën një personi në Korçë

22 Nëntor, 2025 3:05 pm
GJKKO konfirmon pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut
Kronikë

GJKKO konfirmon pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut

22 Nëntor, 2025 2:52 pm
Moti i keq në qarkun e Lezhës, reshjet krijojnë vështirësi në tre bashki
Aktualitet

Moti i keq në qarkun e Lezhës, reshjet krijojnë vështirësi në tre bashki

22 Nëntor, 2025 2:42 pm
Plani i paqes që mund të ndryshojë fatin e Ukrainës, çfarë dihet deri më tani
Bota

Plani i paqes që mund të ndryshojë fatin e Ukrainës, çfarë dihet deri më tani

22 Nëntor, 2025 2:24 pm
Shuhet ikona e muzikës italiane, Ornella Vanoni
InstaBIZ

Shuhet ikona e muzikës italiane, Ornella Vanoni

22 Nëntor, 2025 1:31 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Çift i moshuar përfundon në spital, dhëndri i dha valium, më pas i vodhi shtëpinë

22 Nëntor, 2025 1:28 pm
Balluku rikthehet në GJKKO, prej rreth dy orësh në seancë
Aktualitet

Balluku rikthehet në GJKKO, prej rreth dy orësh në seancë

22 Nëntor, 2025 1:02 pm
Moti i keq/ Me dhjetëra familje të bllokuara në juglindje
Aktualitet

Moti i keq/ Me dhjetëra familje të bllokuara në juglindje

22 Nëntor, 2025 12:04 pm
Ndotet uji i pijshëm, bashkia e Kolonjës: Mos e përdorni për konsum
Aktualitet

Ndotet uji i pijshëm, bashkia e Kolonjës: Mos e përdorni për konsum

22 Nëntor, 2025 11:54 am
Osumi del nga shtrati, dëme të mëdha në banesa e bujqësi
Aktualitet

Osumi del nga shtrati, dëme të mëdha në banesa e bujqësi

22 Nëntor, 2025 11:06 am
Para
Marrëveshja me Italinë për refugjatët/ Rama për “France24”: Po i japim një ndihmë të vogël fqinjit

Marrëveshja me Italinë për refugjatët/ Rama për “France24”: Po i japim një ndihmë të vogël fqinjit

“Kanë prekur fundin”, Bardhi-Ramës: Fute në politikë përfaqësues të krimit, trafikantë e vrasës

"Kanë prekur fundin", Bardhi-Ramës: Fute në politikë përfaqësues të krimit, trafikantë e vrasës

Zgjerimi i Bashkimit Europian/Kryeministri Rama: Nëse s’na integrojnë për BE do ishte vetëvrasje 

Zgjerimi i Bashkimit Europian/Kryeministri Rama: Nëse s’na integrojnë për BE do ishte vetëvrasje 

TE FUNDIT

Përmbyten disa qarqe, reshjet i marrin jetën një personi në Korçë

Përmbyten disa qarqe, reshjet i marrin jetën një personi në Korçë
22 Nëntor, 2025

Reshjet intensive të ditëve të fundit kanë lënë pas probleme në disa zona të vendit. Në qarkun Korçë, situata mbetet...

Lexo më shumë

GJKKO konfirmon pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut

GJKKO konfirmon pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut
22 Nëntor, 2025

Pas rreth 3 orësh, zëvendëskryeministrja njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka dalë nga ambientet e GJKKO-së, pas...

Lexo më shumë

Moti i keq në qarkun e Lezhës, reshjet krijojnë vështirësi në tre bashki

Moti i keq në qarkun e Lezhës, reshjet krijojnë vështirësi në tre bashki
22 Nëntor, 2025

Situata në Qarkun Lezhë vijon të jetë problematike për shkak të reshjeve me intensitet të ulët deri mesatar, të cilat...

Lexo më shumë

Plani i paqes që mund të ndryshojë fatin e Ukrainës, çfarë dihet deri më tani

Plani i paqes që mund të ndryshojë fatin e Ukrainës, çfarë dihet deri më tani
22 Nëntor, 2025

Drafti i planit të paqes SHBA-Rusi është publikuar gjerësisht dhe tani e dimë se ai propozon t’i dorëzojë ato zona...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com