Rajoni

Greqia bën të detyrueshme vaksinën për mjekët dhe punonjësit në azile


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:07 - 12/07/21 |
Opi Nion

Pas rritjes së numrit të personave të infektuar me COVID-19, qeveria greke ka vendosur që vaksina të jetë e detyrueshme për dy kategori, punonjësit e shëndetësisë dhe punonjësit në shtëpitë e të moshuarve.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis shprehet se personat që iu përkasin këtyre kategorie refuzojnë të marrin vaksinën do të pezullohen nga puna.

Ndërkohë, në shtetin fqinj, duke nisur nga e premtja e kësaj jave deri në fund të Gushtit, klubet e natës, baret, restorantet dhe kinematë do të jenë të hapura vetëm për të vaksinuarit.

Katër masat:

1.Vaksinimi i menjëhershëm i punonjësve në shtëpitë e të moshuarve të bëhet i detyrueshëm, e cila është kategoria më e prekshme. Ata që nuk e bëjnë këtë do të pezullohen nga puna nga 16 gushti.

2.Nga 1 shtatori, vaksinimi i detyrueshëm do të zbatohet gjithashtu për profesionistët në shëndetësi, në sektorin publik dhe privat.

3.Dispozitë e veçantë për Forcat e Armatosura. Personat e përhershëm dhe të rekrutuarit do të kenë mundësinë, por edhe stimuj, të vaksinohen në njësitë e tyre.

4.Nga e Premtja deri në fund të Gushtit, të gjitha ambientet e mbyllura, klubet e natës, baret, restorantet dhe kinematë do të jenë të hapura vetëm për të vaksinuarit.

Pas