Dy shoferë të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë thuhet se janë shoqëruar në policinë greke, pasi transportonin libra shqip. Dy shoferët, Altin Tafa dhe Agim Asllani mësohet se janë ndaluar nga policia dhe pas kontrollit atyre u janë gjetur abetare dhe libra shqip.
Ndalimi i tyre është bërë në Janinë, ku edhe janë shoqëruar në komisariatin e këtij qyteti, raporton tv News 24. Ndersa thuhet se shoferët kishin me vete edhe harta të Shqipërisë së Madhe.
Mbi vertetësinë e këtyre fakteve nuk ka ende asnjë reagim zyrtar nga Ministria jonë e Jashtme.