Aktualitet

Greqi/ U përplas për vdekje nga i riu shqiptar, familja dhuron organet e 21-vjeçares



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:56 - 29/11/22 |
Opi Nion

Organet e 21-vjeçares greke Emanuela, e cila u përplas për vdekje nga një makinë që drejtohej nga 26-vjeçari shqiptar janë dhuruar.

Kanë qenë prindërit e vajzës, ata të cilët e kanë bërë të ditur lajmin, ndërsa shprehen se kjo ka qenë dëshira e vajzës.

“Nuk po flasim më për vdekjen, por për jetën. Kjo ishte dëshira e vajzës sonë dhe ne bëmë atë që ajo donte”, tha babai i vajzës.

Ndërkohë, mamaja e saj u shpreh: Emmanuela ishte një mrekulli për ne. Ne i kërkuam të bënte një mrekulli dhe ajo sapo e bëri. Ajo donte të jepte jetë, ishte dëshira e saj.

Mediat greke shkruajnë se një 40-vjeçare, nënë e një fëmije që jetonte me zemër artificiale ka pranuar zemrën e 21-vjeçares për transplantin në “Onasio”, ndërsa mëlçia e saj do të merret nga një burrë.

Ndërkohë, për veshkat do të kryhen teste speciale për të gjetur një marrës të përshtatshëm.

Kujtojmë se e reja u aksidentua nga 26-vjeçari shqiptar, i cili pasi e përplasi vajzën në rrugën Egnatia në qendër të Selanikut, e la të plagosur dhe u largua nga vendngjarja.

21-vjeçarja ka ndërruar jetë pak pas orës 8 të mëngjesit të sotëm të së dieles, në spitalin Papageorgiou ku u shtrua në reaminacion pas një sërë operacionesh, kryesisht në kokë./Opinion.al

Pas