Një 40-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë në Greqi.
Mediat vendase raportojnë se shtetasi shqiptarë është dërguar në spitalin “Papageorgiou”, pas plagëve që ka marrë në kokë në bark.
Mësohet se ai u qëllua me thikë pas një sherri në Selanik, ndërsa sipas policisë, autori dyshohet të jetë një bashkatdhetar.
Mediat greke njoftojnë se, viktima është goditur dy herë me thikë në kokë dhe dy herë në bark dhe është dashur t’i nënshtrohet një operacioni.
Ndërkohë, policia greke ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit./Opinion.al