Rajoni

Greqi/ Shënohet dita me më shumë viktima nga pandemia


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:02 - 08/11/20 |
Al Do

Greqia ka regjistruar sot bilancin më të zi të koroanavirusit sa i përket viktimave.

Autoritetet kanë njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit humbën jetën 35 persona duke e çuar totalin e viktimave të pandemisë në 784.

Numri i rasteve të reja në Greqi sot ishte 1,914, nga të cilat 39 janë zbuluar në kontrollet në portat hyrje të vendit.

Numri i përgjithshëm i rasteve është 56,698. Ndërsa 228 pacientë po trajtohen  të intubuar, 323 pacientë janë liruar nga spitalet.

Aktualisht Greqi është nën regjimin e masave izoluese anti-COVID pasi në disa zona janë vendosur orët policore dhe janë mbyllur disa lloje biznesesh. /Opinion.al

Pas