Kronikë

Greqi/ Sekuestrohet gomonia me 1.2 ton drogë, ishte ngarkuar në Shqipëri


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:40 - 13/10/20 |
Opi Nion

Një gomone me një sasi prej 1 ton e 200 kg kanabis është kapur nga rojet bregdetare në zonën Marmario Mani shkruajnë mediat greke.

Sipas burimeve të “Laconic Press”, të hënën në mëngjes oficerët e Rojës Bregdetare pikasën një anije në një zonë shkëmbore të Peloponezit. Transportuesit e drogës duket se kanë pritur momentin e duhur, larg syve kureshtarë, për të marrë ngarkesën e paligjshme në territorin e vendit dhe prej andej për ta marrë atë me tokë.

Rojet bregdetare arrestuan kapitenin e anijes, ndërsa anëtarët e tjerë të ekuipazhit arritën të shpëtonin para kontrollit të autoriteteve. Kostoja e sasisë së drogës së konfiskuar sipas vlerësimeve fillestare tejkalon 2 milion euro.

Mediat greke raportojnë se anija ishte ngarkuar me drogë në brigjet e Shqipërisë, nga ku ishte nisur për në një destinacion të panjohur./Opinion.al

Pas