Policia greke ka sekuestruar një tjetër sasi droge. Sipas mediave greke policia ka ushtruar kontroll në zonën e Dhimo Pilou, Nestorio Mesinia.
Gjatë kontrollit u gjetën në fshehura dhe u sekuestruar 19 kg e 800 gram marijuanë.
Tre javët e fundit ne Greqi janë sekuestruar sasi të mëdha marijuane që dyshohet të kenë ardhur nga Shqipëria. Ndërkaq policia greke vijon kontrollet.