Rajoni

Greqi/ Punonjësit në spitale dalin në protestë, kërkohet më shumë personel


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:21 - 12/11/20 |
Al Do

Dhjetëra punonjës spitalesh kanë mbajtur protesta në Greqi, duke kërkuar që të punësohen më shumë personel mjekësor teksa vendi lufton për të përmbajtur valën e dytë të koronavirusit që ka çuar në vendosjen e një bllokimi të ri.

Një rritje e numrit të njerëzve të sëmurë rëndë me Covid-19 ka bërë që sistemi shëndetësor i vendit të vihet nën presion. Deri natën e kaluar, Greqia kishte një total prej 1,104 shtretër të njësive të kujdesit intensiv, nga të cilat 496 ishin caktuar për pacientët Covid-19. Prej tyre, 335 janë tashmë të zëna.

Në një fjalim këtë mëngjes në lidhje me trajtimin e qeverisë të pandemisë, kryeministri Mitsotaqis, tha se “është bërë çdo përpjekje e mundshme njerëzore në mënyrë që të mundemi të përforcojmë repartet e terapisë intensive me shtretër dhe personel. Çfarëdo që ishte njerëzisht e mundur të bëhej është bërë dhe vazhdon të bëhet.

Mitsotakis shtoi se pa marrë parasysh sa shtretër të terapisë intensive ka një vend, “dhe padyshim që preferojmë të kemi më shumë sesa më pak, një sistem shëndetësor nuk mund të përballet nëse nuk e godasim problemin në fillim të zinxhirit. Fillimi i zinxhirit është përhapja e pakontrolluar e virusit kryesisht përmes grumbullimit të njerëzve dhe kontakteve me njerëz që nuk i njohim ”.

Rastet totale të konfirmuara të koronavirusit në Greqi janë rreth 63,300 nga të cilët 909 kanë vdekur./Opionion.al

Pas