Një shtetas shqiptar është gjetur i vdekur brenda anijes së mallrave në të cilën punonte. Ngjarja ka ndodhur në Greqi, në portin “Almiro Magnesia” ku mjeti lundrues ishte ankoruar.
Informacionet paraprake thonë se 63-vjeçari ka qenë duke pastruar brenda anijes së mallrave me flamur shqiptar, në momentin që eshte rrezuar, ka humbur ndjenjat e më pas ka gjetur vdekjen.
Grupet hetimore po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes./Opinion.al