“Janë të ftuar të gjithë grekët e Vorio-Epirit ne 28 tetor të dërgojmë një mesazh për të gjithë…Greqi ose vdekje”.
Kështu shkruante pak ditë më parë në ‘Facebook’ Kostandinos Kaçifa, 35-vjeçari i cili terrorizoi me armë fshatin Bularat në Gjirokastër, ku pasi qëlloi në ajër, hapi zjarr edhe ndaj policisë. Teksa shfaqet duke pozuar me flamurin e Viorio-Epirit, duket se i riu ka para paralajmëruar ngjarjen në fjalë, ndërsa ‘kërcënon’ me mesazhin.
“Tsipra dhe Rama bëjnë plane pa nikoqirin (pa të zotin e shtëpisë). Për një gjë të jenë të sigurt, rinia e ashpër dhe e zjarrtë e Vorio-Epirit nuk do jetë spektatore. Janë të ftuar të gjithë grekët e Vorio-Epirit ne 28 tetor të dërgojmë një mesazh për të gjithë…Greqi ose vdekje ??”, -shkruante Kaçifa.