Ditën e djeshme, një krim i rëndë tronditi, Greqinë. Një grua që kujdesej për të moshuarit vrau një grua 75-vjeçare në Kalythies dhe mori në telefon policinë dhe iu tha: Hajdeni se e mbyta.
Por nuk mbetet me kaq, pas arrestimit 45-vjeçarja ka rrëfyer edhe krime të tjera që ka kryer. Sipas dëshmisë së saj, 45-vjeçarja ka rrëfyer edhe për tre vrasje të tjera qe tashmë po hetohen nga policia.
Gjithçka ka nisur 10 vite më parë kur, gruaja ka vrarë një 63-vjeçare, së cilës i jepte pilula për presionin e gjakut. Sipas medias greke Protothema, të nesërmen, ajo ka shkuar edhe në varrimin e saj dhe ka veshur edhe të zeza. Gruaja ka treguar në polici se vrasjen e ka kryer pasi kishte dalë nga spitali psikiatrik i Leros.
Avokati i 45-vjeçares foli për një “grua me probleme”. “Askush nuk mund të gjejë një arsye të logjikshme për veprimin e saj”, tha ai për ERT Jugore Egean, duke përcjellë se i ka pohuar se për të kryer krimin është shtyrë nga hidhërimi i saj për atë që po kalonte e moshuara, për shkak të shëndetit të dobët.
Avokati i 45-vjeçares, tregoi se 20 vite më parë gruaja ishte e mbyllur në një institucion ku trajtohen të sëmurët me probleme të shëndetit mendor,pasi tentoi të vriste fëmijën e saj. Ai tha për gruan se “ajo ishte një bombë lëvizëse”.