Autoritetet shëndetësore në Greqi kanë njoftuar se gjatë 24 orëve janë shënuar 8.100 raste të reja me COVID-19.
Po ashtu, gjatë këtij harku kohor, kanë humbur jetën 91 pacientë, ndërsa numri total i viktimave që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 17.517.
Në terapi intensive po trajtohen 597 pacientë, nga të cilët 492 janë të pavaksinuar ose pjesërisht të vaksinuar.
Situata më problematike është në Atikë, ku janë konfirmuar 2114 raste të reja, në Selanik 1472 dhe në Thesali 796, nga të cilët 320 në Larisa, 222 në Magnezi, 100 në Kardicë, 115 në Trikala dhe 12 në Sporada.