Greqia vijon të raportojë shifra të larta të viktimave dhe rasteve të reja me COVID-19.
Autoritetet shëndetësore në Greqi kanë njoftuat për 6260 raste të reja me Covid-19 gjatë 24 orëve, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 951.351.
Nga rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 93 konsiderohen të lidhura me udhëtime nga jashtë dhe 2767 janë të lidhura me një rast tashmë të njohur.
Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 89 qytetarë si pasojë e Covid. Ndërsa që nga fillimi i pandemisë numri i të vdekurve ka shkuar në 18,325. Numri i pacientëve që po trajtohen në terapi intensive është 704.