Greqia vijon të shënojë shifra të larta ditore të personave të infektuar me COVID-19.
Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se në këtë shtet janë konfirmuar me koronavirus 2 mijë e 972 qytetarë.
Referuar buletinit të autoriteteve, në shtetin fqinj kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit 3 qytetarë.
Ndërkohë, në spitale janë shtruar 161 pacientë të rinj. Greqia është një nga shumë vendet ku tashmë varianti Delta i COVID-19 është present dhe vendi fqinj i frikësohet rritjes së shifrave./ Opinion.al