Një 25-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke. Ai është kapur me 1 kg e 150 gr heroinë. Policia greke e Artës kishte ndaluar autobusin e linjës Tiranë-Athinë. Pas kontrollit të pasagjerëve dhe bagazheve të tyre është kapur i riu shqiptar.
Droga ishte ndarë në pako të vogla dhe 25-vjeçari e kishte fshehur poshtë këmbëve të tij. Gjithashtu janë bllokuar edhe dy telefona celularë, nga të cilët policia greke shpreson të zbulojë se kish ishte pritësi i lëndës narkotike. /tvklan.al