Një 42-vjeçar shqiptar është gjetur pa shenja jete në qelinë e tij në burgun e Trikallës në Greqi.
Mediat greke shkruajnë se i burgosuri është transportuar për në spital, ku është konfirmuar vdekja e tij.
Nga informacionet e para mësohet se vdekja e 42-vjeçarit shqiptar ka ardhur për shkaqe patologjike.