Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Greqi/ Ekuipazhi i tragetit hedh në det 36-vjeçarin dhe i shkakton vdekjen (Video)

2023/09/06 at 12:13 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Greqi/ Ekuipazhi i tragetit hedh në det 36-vjeçarin dhe i shkakton vdekjen (Video)

Një tragjedi ka ndodhur në Greqi në Portin e Pireut, ku një 36-vjeçar ka humbur jetën pasi u hodh në det nga ekuipazhi i tragetit “Blue Horizon”.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës në portin e Pireut nw anijen e cila kishte si destinacion portin e Heraklion, Kretë.

Siç raportojnë mediat greke, 36-vjeçari, i identifikuar si Antonis Karyotis, shihet që po shkon me nxitim të kapë tragetin që sapo do të nisej nga Porti i Pireut drejt Portit të Iraklios në Kretë.

E ndërsa 36-vjeçari ka arritur të ngjitet në katapultë të anijes, dy persona nga ekuipazhi Blue Horizon nuk lejojnë pasagjerin 36-vjeçar që të hipte. Ata e shtynë me duar, edhe pse viktima kishte një biletë për në traget.

Teksa po e shtynin, porta e tragetit nisi të mbyllej dhe 36-vjeçari u rrëzua në ujë e për pasojë humbi jetën.

“Njoftojmë pasagjerët se vonesa e nisjes së anijes është për shkak të një incidenti të ndodhur në portin e Pireut. Anija nuk ka përgjegjësi për incidentin. Faleminderit për mirëkuptimin”, ishte informimi që morën pasagjerët e anijes Eliros aty pranë, ndërsa “Blue Horizon” ishte urdhëruar të kthehej në portin e Pireut.

Nga videoja e parë e zbuluar nga protothema që tregon dy anëtarët e ekuipazhit duke fluturuar nga trageti dhe duke shkaktuar vdekjen e 36-vjeçarit, u bë e ditur se kapiteni dhe anëtarët e ekuipazhit Blue Horizon u arrestuan. Kompania e anijes thuhet se është e vendosur të ndryshojë kapitenin dhe anëtarët e ekuipazhit të anijes për të kryer itinerarin për në Heraklion të Kretës.

Ndërkohë, policia greke ka nisur hetimet për këtë ngjarje të rëndë. Familja e viktimës e konsideron vrasje vdekjen e 36-vjeçarit. Ndërkohë autoritetet kanë të sekuestruar edhe biletën që 36-vjeçari kishte rezervuar për linjën e tragetit./Opinion.al

Βίντεο σοκ: Το πλήρωμα έσπρωξε από το Blue Horizon στον θάνατο τον 36χρονο που σκοτώθηκε στο λιμάνι Πειραιά pic.twitter.com/FdzFTliZLg

— kakajason (@kakajason50) September 5, 2023

Etiketa: greqiPorti i Pireuttragetvdekje

Ju sugjerojmë

Niset grupi i katërt i emigrantëve nga Italia drejt Gjadrit
Aktualitet

Niset grupi i katërt i emigrantëve nga Italia drejt Gjadrit

27 Maj, 2025 8:05 pm
SHBA pezullon intervistat për viza studentore
Bota

SHBA pezullon intervistat për viza studentore

27 Maj, 2025 7:45 pm
Rezultati në Kukës/KAS shqyrton ankimimin e PD,KQZ:Nuk kemi konstatuar shkelje
Politikë

Rezultati në Kukës/KAS shqyrton ankimimin e PD,KQZ:Nuk kemi konstatuar shkelje

27 Maj, 2025 7:23 pm
“Marrëveshje brenda dy ditësh”, SHBA ultimatum Netanjahut dhe Hamasit
Bota

“Marrëveshje brenda dy ditësh”, SHBA ultimatum Netanjahut dhe Hamasit

27 Maj, 2025 7:18 pm
Pas zgjedhjeve të 11 Majit, Kuko jep dorëheqje nga posti i zv.ministres së Brendshme
Politikë

Pas zgjedhjeve të 11 Majit, Kuko jep dorëheqje nga posti i zv.ministres së Brendshme

27 Maj, 2025 6:47 pm
Raporti gjerman: Kina përgjegjëse për 80% të shmangieve të sanksioneve ndaj Rusisë
Bota

Raporti gjerman: Kina përgjegjëse për 80% të shmangieve të sanksioneve ndaj Rusisë

27 Maj, 2025 6:26 pm
“Kemi marrë kushtet e Ukrainës”, i dërguari i SHBA: Presim të njëjtën gjë nga Rusia
Bota

“Kemi marrë kushtet e Ukrainës”, i dërguari i SHBA: Presim të njëjtën gjë nga Rusia

27 Maj, 2025 6:19 pm
Broja rikthehet te Chelsea
Sport

Broja rikthehet te Chelsea

27 Maj, 2025 6:06 pm
Balluku: Synojmë ta dorëzojmë rrugën Qukës-Qafë Plloçë brenda verës
Politikë

Balluku: Synojmë ta dorëzojmë rrugën Qukës-Qafë Plloçë brenda verës

27 Maj, 2025 5:49 pm
Incidentet me gazetarët gjatë zgjedhjeve, OSBE reagon me shqetësim
Politikë

Incidentet me gazetarët gjatë zgjedhjeve, OSBE reagon me shqetësim

27 Maj, 2025 5:39 pm
Para
A do negociojë bashkimin mes grupimit të Bashës dhe Berishës? Përgjigjet Meta

A do negociojë bashkimin mes grupimit të Bashës dhe Berishës? Përgjigjet Meta

“Farsa elektorale e 14 majit”/ Berisha: Paraqesim librin e zi, Shqipëria noton mbi krimin

"Farsa elektorale e 14 majit"/ Berisha: Paraqesim librin e zi, Shqipëria noton mbi krimin

Shpiku Viagrën, nobelisti Ferid Murati ishte krenar për origjinën shqiptare

Shpiku Viagrën, nobelisti Ferid Murati ishte krenar për origjinën shqiptare

TE FUNDIT

Niset grupi i katërt i emigrantëve nga Italia drejt Gjadrit

Niset grupi i katërt i emigrantëve nga Italia drejt Gjadrit
27 Maj, 2025

Një tjetër grup prej 30 emigrantësh është nisur nga Italia drejt Shqipërisë mëngjesin e kësaj të marte. Emigrantët, të cilën...

Lexo më shumë

SHBA pezullon intervistat për viza studentore

SHBA pezullon intervistat për viza studentore
27 Maj, 2025

Administrata Trump po shqyrton mundësinë që t’u kërkojë të gjithë të huajve që aplikojnë për të studiuar në Shtetet e...

Lexo më shumë

Rezultati në Kukës/KAS shqyrton ankimimin e PD,KQZ:Nuk kemi konstatuar shkelje

Rezultati në Kukës/KAS shqyrton ankimimin e PD,KQZ:Nuk kemi konstatuar shkelje
27 Maj, 2025

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve po shqyrton këtë të martë kërkesën e Partisë Demokratike për të shpallur të pavlefshme rezultatin...

Lexo më shumë

“Marrëveshje brenda dy ditësh”, SHBA ultimatum Netanjahut dhe Hamasit

“Marrëveshje brenda dy ditësh”, SHBA ultimatum Netanjahut dhe Hamasit
27 Maj, 2025

I dërguari special i SHBA-së për konfliktin në Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, ka bërë të ditur se një marrëveshje...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com