Rajoni

Greqi, dëmshpërblim prej 2000 Eurosh për qytetarët e bllokuar nga dëbora



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:27 - 26/01/22 |
Opi Nion

Greqia e cila u dorëzua para reshjeve të mëdha të dëborës po përpiqet të marrë veten. Forcat e ushtrisë dhe ekipet e shpëtimit po vazhdojnë përpjekjet për të evakuuar njerëzit e bllokuar në makinat e tyre në mes të ftohit.

Por për të gjithë ata shoferë automjetesh të cilët e pësuan rëndë Kryeministri grek Kiriakos Mitsotakis tha se do të ketë një dëmshpërblim prej 2000 Eurosh. Të gjitha këto dëme do të paguhen nga kompania private e cila mirëmban rrugën Atiki Odos e cila është unaza kryesore e Athinës.

Mënyra se si autoritetet menaxhuan situatën zemëroi qytetarët grekë të cilët nuk i kanë kursyer kritikat për qeverinë e tyre.

“Edhe një herë ne nuk ishim të përgatitur. Kjo është e keqja e këtij vendi, ne nuk jemi kurrë të përgatitur. Meqë e dinim qe po vinte stuhia pse nuk kishim disa borëpastrues këtu në qendër të Athinës?”

Por edhe për vetë kreun e shtetit grek menaxhimi i stuhisë së borës ishte i pasuksesshëm dhe për këtë ai e pati një kërkesë ndjese për të gjithë qytetarët e tij./ Klan News

Pas