Kronikë

Greqi/Çifti shqiptar humb jetën në aksident, lënë pas tre fëmijë të mitur



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:12 - 28/09/22 |
Opi Nion

Një aksident i rëndë i ndodhur në rrugën nacionale të Patra-Pyrgos në Greqi i ka marrë jetën një çifti shqiptar ditën e martë.

Mediat greke shkruajnë se bëhet fjalë për 44-vjeçaren Eleni Çakuli dhe 54-vjeçarin Theofil Karleci me origjinë nga Saranda, të cilët prej kohësh jetonin në Amaliada të Greqisë.

Mësohet, se mjeti me të cilin ata udhëtonin është përplasur me një kamion, ndërsa shoferi i këtij të fundit ka devijuar dhe është përmbysur në rrugë.  Sakaq, si pasojë e aksidentit mbeti i plagosur dhe 70-vjeçari, shofer i kamionit.

Të plagosurit u dërguan me urgjëncë në spital por fatkeqësisht çifti shqiptar nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra. Ata lanë pas tre fëmijë të mitur, dy vajza dhe një djalë.

Ndërkohë, Departamenti Hetimor i Policisë Rrugore Patrës po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./Opinion.al

 

Pas