Bota

Greqi/Babai shqiptar vrau djalin me thikë, dëshmia e nënës zbulon gjithçka


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:11 - 28/12/20 |
Semiljana Azizi

Babai shqiptari, i cili  i mori jetën djalit të tij 26 vjeçar në ishullin e Kretës, është dërguar sot në Gjykatë e Heraklion për t’u njohur me masën e sigurisë.

Detaje nga policia greke bëjnë me dije se ai e ka goditur djalin e tij shtatë herë me thikë mbrëmjen e Krishtlindjeve. Viktima i cili ka mbërritur me shenja jetë në spital ka ndërruar jetë mëngjesin e ditës së dielë në spitalin Venizelio.

Paraparkisht dyshohet se djali 24-vjeçar e mbajti vëllain e tij dy vite më të madh, ndërsa babai 55-vjeçar e godiste me thikë. Pavarësisht se para trupit gjykues të dy atë e bir janë shfaqur të penduar për ngjarjen, sërish Gjykata ka vendosur masën e paraburgimit për të dy të dyshuarit.

Sipas të dhënave të mediave greke, në fillim e gjithë familja u përpoq ta fshihte ngjarjen e rëndë, duke thënë se i biri ishte goditur nga një i panjohur.

Por ka qënë nëna dhe djali i vogël i familjes të cilët filluan të zbulonin se çfarë kishte ndodhur realisht. 24-vjeçari u paraqit para Gjykatës në një gjendje shumë të rënduar psikologjike, madje mohoi që të kishte marrë pjesë në plagosjen e vëllai, që më pas i mori edhe jetën.

Dëshmia e plotë e nënës

Nëna para autoriteteve ka thënë se dita e Krishtlindjeve filloi bukur për familjen, me ushqime dhe pije, dhe bashkë me ta po festonte edhe djali i madh. Por pasditen e ditës së Krishtlindjeve kishte mbërritur e dashura e vëllait më të vogël dhe babai shqiptar i kishte kërkuar 26-vjeçarit që ta linte vëllain e tij të vogël të zgjidhte muzikën në laptop.

26-vjeçari dyshohet se reagoi ashpër dhe u largua nga shtëpia, ku i vogli e ndoqi dhe ata u goditën me grushta, ku u përfshi më pas edhe babai.

Sipas nënës, në një moment djali i vogël hyri në shtëpi për t’u larë dhe më pas ajo kuptoi se babai dhe djali i madh kishin bërë diçka. Më pas ajo ishte afruar dhje kishte parë se djali i saj i madh ishte plagosur.

“Unë isha në mbrojtje”, tha 55-vjeçari, ndërsa shprehej i penduar në Gjykatë.

Sipas avokatit të mbrojtjes, 55-vjeçari ishte në mbrojtje pasi djali i tij ishte ai që mbante thikën. Në fakt, 26-vjeçari kishte sjellje të çuditshme, pasi siç përmendet edhe në dëshmi, ai ishte nën ndikimin e drogës./Opinion.al

Pas