Aktualitet

Greqi/ Arrestohen 2 shqiptarë, iu gjetën arsenal armësh në makinë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:18 - 14/09/22 |
Opi Nion

Dy shqiptarë, njëri prej tyre i dalë së fundmi nga burgu pasi ishte dënuar për krime të rënda janë arrestuar ditën e sotme nga policia greke.

Mediat greke shkruajnë se punonjësit e policisë pasi panë një automjet të dyshimtë në Haidar të Greqisë e kanë ndalur për kontroll. Pas kontrolleve paraprake, policia gjeti në makinën e tyre një thikë si dhe bileta nga Igumenica.

Më pas dy të arrestuarit u dërguan në Komisariatin e Policisë Çadir për hetime më të detajuara.

Pas kontrolleve të imtësishme në makinën e tyre, autoritetet greke konstatuan se ata kishin krijuar depo në bagazhin dhe kroskotin e mjetit. Policia gjeti dy automatikë kallashnikovë, dy karikatorë dhe 90 fishekë.

Sakaq, po vijojnë hetimet për dy shqiptarët, për të zbuluar se çfarë po përgatisnin ata. Policia greke nuk përjashton mundësinë se armët ishin planifikuar për t’u përdorur në një krim.

Pas