Të shtëna me armë në zemër të Athinës kanë lënë sot të paktën katër persona të plagosur, kur një burrë 89-vjeccar hapi zjarr në dy institucione brenda pak minutash.
Ngjarja e parë u regjistrua në një zyrë të sigurimeve shoqërore në rrugën “Keiriadon 4”, në zonën Kerameikos, ku u plagos një punonjës.
Pak më vonë, i njëjti autor dyshohet se u shfaq në Gjykatën e Apelit në rrugën “Kyrillou Loukareos”, në Ambelokipi, ku hapi sërish zjarr dhe plagosi të paktën tre persona të tjerë.
Sipas mediave greke, autori është një 89-vjeçar i armatosur me çifte. Ai u largua nga vendngjarja duke lënë armën pas, ndërsa policia ka nisur një operacion për kapjen e tij.
Pas sulmit, godina e gjykatës u evakuua dhe zona u rrethua nga forca të shumta policie.
Të plagosurit janë transportuar në Spitalin e Kryqit të Kuq dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, me plagë kryesisht në këmbë.

















