Bota

Greqi/ 8 viktima dhe 346 raste të reja me koronavirus


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:07 - 22/09/20 |
Opi Nion

Autoritetet greke njoftojnë se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 8 persona nga COVID-19, ndërsa janë regjistruar 346 raste të reja.

Nga 346 raste të reja 25 prej tyre u regjistruan në pikat e hyrjes së Greqisë. Që nga fillimi i pandemisë në Greqi, ka pasur një total prej 15, 928 rastesh me COVID-19.

Nga të gjitha rastet, vetëm 2 651 lidhen me udhëtime jashtë Greqisë dhe 6 687 rezultojnë nga kontaktet që qytetarët kanë pasur me persona të infektuar.

Ndërkohë, një total prej 352 njerëzish kanë humbur jetën nga virusi në Greqi, 221 prej të cilëve ishin burra. Mosha mesatare e atyre që kanë ndërruar jetë është 78 vjeç dhe shumica e viktimave vuanin nga probleme të tjera shëndetësore.

Aktualisht, 77 pacientë janë të intubuar në spitalet greke. Mosha mesatare e këtyre pacientëve është 69, dhe 88.3% e tyre janë mbi moshën 70 vjeç./ Opinion.al

Pas