Familjarët e një 62-vjeçari i cili ndërroi jetë 12 orë pas vaksinimit ndaj Covid në Volos, kanë kërkuar hetim mbi shkakun e vdekjes, ndonëse autopsia tregoi se ai vdiq nga një atak kardiak. 62-vjeçari humbi jetën të premten, 12 orë pasi ishte vaksinuar në qendrën shëndetësore në Almyros, Volos.
Sipas “TheNewspaper.gr”, cituar nga CNN në Greqi, 62-vjeçari u ndje keq dhe njoftoi një të afërm i cili shkoi në shtëpinë e tij. Por disa orë më pas, kur ai u kthye përsëri aty, e gjeti të vdekur.
Sipas rezultateve të autopsisë 62-vjeçari vdiq nga një sulm në zemër, megjithatë, të afërmit kërkojnë që të hetohet nëse vaksinimi i tij ka lidhje me vdekjen. Sipas gazetës greke, burri vuante nga probleme të tjera shëndetësore./Opinion.al