Kronikë

Greqi/ 59-vjeçari shqiptar vdes në kantierin e ndërtimit ku punonte



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:49 - 29/07/22 |
Opi Nion

Një burrë me origjinë shqiptare është gjetur i pajetë në një kantier ndërtimi në zonën e Ai Giannis, në Ptolemaida, të Greqisë mesditën e së enjtes.

Sipas mediave greke bëhet fjalë për një 59-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. Ai ka shkuar për të kryer punime në një pallat dhe është gjetur pa ndjenja.

Mësohet se është njoftuar menjëherë ambulanca e cila transportoi 59-vjeçarin në spital, ku u shpall i vdekur.

Nga të dhënat e deritanishme të hetimeve, duket se bëhet fjalë për një vdekje të papritur. Autoritetet po punojnë për zbardhjen e shkakun të vdekjes së 59-vjeçarit.

Pas