Rajoni

Greqi/ 53-vjeçari vret me thikë bashkëshorten. Telefonon të birin:Të vrava nënën



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:34 - 24/06/22 |
Opi Nion

Një krim i rëndë në familje ka ndodhur në vendin fqinj në Greqi. Sipas mediave greke, një 53-vjeçar goditi me thikë bashkëshorten e tij 46-vjeçare, duke e lënë të vdekur. Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnate rreth orës 1:00 të mëngjesit, ai e ka goditur me thikë gruan, në shtëpinë ku banonin në rrugën Matrozou dhe më pas është larguar.

Pasi kreu krimin, ishte vetë autori që lajmëroi djalin duke i thënë “vrava nënën tënde”. I riu, i cili ndodhej jashtë në një lokal, u kthye mënjeherë në shtëpi ku gjeti nënën e tij të shtrirë përtokë të mbuluar nga gjaku.

Ndërkohë, 53-vjeçari ishte larguar me makinën e tij dhe kishte tentuar të vetëvritej duke u rrëzuar nga ura. Ai ndodhet në spital ku po merr trajtim mjekësor.

Pas