Vijon të rritet numri i viktimave dhe i rasteve të reja me COVID-19 në Greqi. Autoritete shëndetësore në shtetin fqinj bën me dije se gjatë 24 orëve kanë humbur jetën 30 qytetarë nga COVID-19.
Po gjatë këtij harku kohor në Greqi, janë konfirmuar 1358 raste të reja me koronavirus. Aktualisht në Greqi 333 qytetarë janë në spital në Njësitë e Kujdesit Intensiv.
Rekordi i numrit të infektimeve që janë zbuluar brenda harkut të 24 orëve në Greqi është shënuar në datë 24 gusht të këtij viti, 4608 raste. Rekordi i numrit të viktimave brenda një dite u shënua në 28 Nëntor të vitit të kaluar, 121 humbje jete./ Opinion.al