Greqia vijon të raportojë shifra të larta të viktimave dhe rasteve të reja më COVID-19. Në 24 orët e fundit në shtetin fqinj kanë humbur jetën 23 qytetarë nga koronavirusi.
Po ashtu, gjatë këtij harku kohor janë shënuar dhe 1 381 raste të reja. 24 orët e fundit ka sjellë shtim të pacientëve në spitale. Janë 200 pacientë të prekur me COVID që janë shtruar për të marrë ndihmë mjekësore./ Opinion.al