22 persona kanë humbur jetën nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Greqi, ndërsa janë konfirmuar 1261 raste të reja.
Që nga fillimi i pandemisë, numri i viktimave nga koronavirusi në Greqi është 5851.
Të intubuarit janë 244, ndërsa mosha mesatare e tyre është 70 vjeç. Ndërkohë, 86.5% e pacientëve të intubuar kanë një sëmundje bashkëshoqëruese.
Numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në shtetin helen është 158716, nga të cilat 52.0% janë burra./ Opinion.al