21 qytetarë kanë humbur jetën nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Greqi, Autoritetet shëndetësore në shtetin fqinj bëjnë me dije se janë regjistruar dhe 395 raste të reja me koronavirus.
Që nga fillimi i pandemisë në Greqi janë infektuar 420, 295 qytetarë, teksa numri i viktimave ka shkuar në 12, 634.
Sipas autoriteteve greke 95,2% e viktimave nga COVID-19 kishin sëmundje shoqëruese. Aktualisht në Greqi janë në intubim 239 pacientë me koronavirus. / Opinion.al