Aktualitet

Grepi i peshkimit bie në kontakt me telat e tensionit, korçari pëson djegie në trup



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:24 - 12/09/22 |
Opi Nion

Një person ka pësuar djegie në trup ditën e sotme në Korçë pasi ra në kontakt me rrymën elektrike.

Sipas policisë, shtetasi me inicialet A.S duke peshkuar në lumë, gjatë hedhjes së grepit për të peshkuar, grepi ka rënë në kontakt me telat e tensionit të lartë, duke shkaktuar shkarkesë elektrike. Për pasojë, korçari ka pësuar djegie në trup dhe më pas është transportuar për ndihmë mjekësore në spital.

“Më datë 12.09.2022, në fshatin Voskopojë, Korçë, shtetasi A. S., banues në Korçë, duke peshkuar në lumë, gjatë hedhjes së grepit për të peshkuar, grepi ka rënë në kontakt me telat e tensionit të lartë, duke shkaktuar shkarkesë elektrike. Si pasojë e shkarkesës, shtetasi A. S., ka pësuar djegie në trup. Ky shtetas është transportuar në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

 

Pas