Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Grenxat” që nuk u bënë dot “bletë”

2016/02/22 at 3:51 PM
në Komente, Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 4 min
A A
“Grenxat” që nuk u bënë dot “bletë”
Drejtoreshat “fashion” të kryeministrit Rama, që menaxhojnë sektorët më të rëndësishëm të qeverisjes

Janë të paktën 40 drejtoresha të emëruara nga kryeministri Rama në drejtoritë më të rëndësishme të sektorit publik, aty ku konkretisht përcaktohet suksesi apo dështimi i punës të qeverisë dhe reformave të ndërrmara, aty ku menaxhohet shumica e fondeve të buxhetit të shtetit. Ato janë të besuarat e kryeministrit Rama dhe shumica e tyre lidhet drejtpëdrejt me institucionin e kryeministrisë. Shumë prej tyre vijnë nga një përvojë si punonjëse nga administrata e Bashkinë e Tiranës, që nga koha kur bashkia drejtohej nga Edi Rama gjatë viteve 2000-2011. Shumica janë gjithashtu aktive në jetën politike dhe anëtare të forumeve të larta drejtuese të PS-së.


Qysh në krye të këtij vëzhgimi, duhet të sqarojmë se pjesëmarrja e një numri të konsiderueshëm të grave në vendimarrje është një faktor mjaft pozitiv, por nuk kemi ndërmend aspak të vlerësojmë barazinë gjinore, apo përmbushjen e kuotave të pjesëmarrjes së grave. Nuk mund ta mohojmë, se kryeministri Rama e ka vendosur një standard në këtë drejtim, madje e ka demonstruar qysh në fillim, kur u zgjodh kryetar i Bashkisë së Tiranës, ku për 11 vite rresht, shumica e anëtarëve të stafit të tij ishin femra.

Por kuotat e larta që favorizojnë femrat, nuk do të thotë që kanë favorizuar gjithashtu edhe drejtuesit më të aftë, më të pa korruptuar dhe më të suksesshëm, madje mund të ndodhë e kundërta, disa prej tyre mund të jenë ngjitur në karrigen e drejtuesit duke shkëmbyer profesionalizmin dhe pavarësinë me favorin që ju jep plotësimi i kuotave nga kryeministri Rama.

Drejtoreshat e emëruara nga Rama menaxhojnë sektorët më të rëndësishëm të qeverisjes, si : Dogana, Tatime, Hipoteka, Drejtorinë e Buxhetit të Shtetit, Turizmin, Administrimin e Territorit, Administratën Publike, Inspetoriatin Kombëtar të Mbrojtjes së Terriroti, Kontrollin e Naftës e Gazit, Kontrollin e Lojrave të Fatit, Drejtorinë e Prokuroimeve të Përqëndruara , QSUT-në, e deri tek ndërmarrja e Qytetit Studenti.

Dy raste dështimesh më spektakolare me drejtoreshat e Ramës ishin ata të sektorit të arsimit në Tiranë e Lushnje. Të dy drejtoreshat të shkarkuara, të dyja të akuzuara për korrupsion, të dyja në ndjekje penale edhe aktualisht.

Por rasti më i mirë për të analizuar suksesin e drejtoreshave të Ramës në qeverisje, është Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe ajo e Doganave, ku edhe në drejtoritë rajonale ka shumë drejtuese gra. Janë dy digasteret ku rezultatet janë një dështim i qartë.

Mosrealizimi në të ardhurat nga doganat e tatimet për vitin që shkoi, ishte afërsisht 400 milion dollarë. Kjo është përgjegjësi e tri drejtoreshave, Brisejda Shehaj e Tatimeve, Elisa Spiropali e Doganave për një vit e gjysëm dhe Pranvera Fagu e cila pasoi Spiropalin në krye të drejtorisë së Doganave në mars 2015.

Përveç Elisa Spiropalit, dy drejtoreshat e tjera të organeve fiskale janë stoike në “arritjet” e tyre. Aq stoike sa më në fund “ia hëngrën kokën” edhe shefit të tyre, ministrit të financave Shkëlqim Cani. U shkarkua pak ditë më parë nga kryeministri dhe me siguri një peshë të rëndësishme në “fajet” e tij e zënë rezultatet e drejtoreshave.

Një prej insitucioneve të rëndësishme ku është emëruar një grua, ish-drejtore në bashkinë e Tiranës, është edhe QSUT, ku drejton Ogerta Manastirliu. Pas dy vitesh qeverisje, asgjë nuk ka ndryshuar pozitivisht në QSUT, përkundrazi ka përkeqësim të shërbimit shëndetësor në spitalet publike. QSUT është vënë shpesh në qëndër të skandaleve korruptive të publikuara në media.

Nëse i marrim rast pas rasti të gjitha drejtoritë e përgjithshme, apo edhe inspektoriatet, vështirë se gjen histori suksesi. Panorama e përgjithshme tregon vetëm vijueshmërinë e akuzave për korrupsion në këto institucione dhe asnjë rezultat pozitiv.

Përvoja në Bashkinë e Ramës

Një detaj i rëndësishëm për të argumentuar dështimin është karriera e tyre në profesion. Shumica e tyre vijnë nga poste drejtuese në bashkinë e Tiranës, pa përvojë të mëparshme. Ato janë pushuar nga puna për afërsisht dy vite, pas largimit të Ramës nga Bashkia e Tiranës duke pritur të rradhiteshin në ekipin e qeverisjes së Rilindjes. Disa prej tyre u angazhuan në selinë e PS-së si staf i Ramës, por kjo nuk ka asnjë lidhje me karrierën profesionale.

Përveç karrierës me boshllëqe të konsiderueshme, mosha mesatare e këtyre drejtoreshave është 30 vjeç, gjë që ngre dyshime mbi pjekurinë e vendimeve që duhet të marrë një drejtues insitucioni.

Në krye të kësaj liste qëndron padyshim drejtoresha e Tatimeve, Brisejda Shehaj, e cila kur u zgjodh në këtë detyrë pranoi publikisht, se “zgjedhja nuk lidhej me ndonjë meritë për t’u veçuar, por thjesht sepse ishte në vendin e duhur dhe kohën e duhur”. Ishin ende ditët e para të detyrës, kur Brisejda dhe Elisa shfaqeshin nëpër ekrane plot sharm e premtime, se do të “bënin shtet”.

Kur i prezantoi në publik si drejtuese të dy institucioneve më të rëndësishme të financave shqiptare, Rama u shpreh i bindur, se arka e shtetit do të mbushej dhe se paratë e shqiptarëve janë të sigurta në duart e dy vajzave.

Në vitin e parë të qeverisjes, inkurajimi i kryeministrit ishte pa rezerva, duke e vlerësuar drejtoreshën e Tatimeve, Briseida Shehaj me çmimin “Bleta e Artë”. Gjatë ceremonisë, Briseida do të shprehej para mediave: “Unë jam ajo grenxa, që kryeminsitri më bëri bletë”.

“Klasi” i drejtoreshave

Mund të mos kenë rezultatet që premtuan në institucionet që drejtojnë, por me imazhin nuk zhgënjejnë. Shumica e tyre shfaqen nëpër ekrane si modele pasarelash. Luksi i jetesës së tyre shfaqet që tek veshjet, aksesorët, krehjet, makinat luksoze, e deri tek “konkurset” me fotografitë në rrjetet sociale, se cila është më sharmante se tjetra.

Të paktën për këtë do të mbahen mënd gjatë por zor se do të lënë gjurmë për ndonjë meritë në menaxhimin e institucioneve ku i caktoi shefi i tyre.

Më poshte botohet një listë me disa nga drejtoreshat që menaxhojnë drejtoritë dhe inspektoriatet më të rëndësishme të shtetit. /Marrë nga: 27.al

drejtoresha

 



Ju sugjerojmë

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!
-U tha në Opinion

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!

14 Maj, 2025 11:14 pm
Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…
-U tha në Opinion

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…

14 Maj, 2025 11:05 pm
Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!
-U tha në Opinion

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!

14 Maj, 2025 10:47 pm
‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim
-U tha në Opinion

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim

14 Maj, 2025 10:38 pm
Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës
Rajoni

Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës

14 Maj, 2025 10:09 pm
Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika
Politikë

Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika

14 Maj, 2025 9:55 pm
Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin
Aktualitet

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

14 Maj, 2025 9:41 pm
Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!
Politikë

Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!

14 Maj, 2025 9:25 pm
Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!
Politikë

Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!

14 Maj, 2025 9:17 pm
Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!
Kryesore

Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!

14 Maj, 2025 9:06 pm
Para
Njihuni me burrin që krijoi video lojërat më të këqija

Njihuni me burrin që krijoi video lojërat më të këqija

Keni parë ndonjëherë kaq shumë këngëtarë bashkë?!

Keni parë ndonjëherë kaq shumë këngëtarë bashkë?!

Protesta e PD, reagon Bashkia: Vandalët pengojnë zhvillimin e qytetit

Protesta e PD, reagon Bashkia: Vandalët pengojnë zhvillimin e qytetit

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e PS-së në Fier, Belinda Balluku, në një lidhje për emisionin 'Opinion', hodhi akuza ndaj kundërshtarit të saj,...

Lexo më shumë

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…
14 Maj, 2025

Njëjtë si kryedemokrati, edhe drejtuesja politike e PD-së për diasporën Jozefina Topalli pretendon se votat janë manipuluar masivisht në rang...

Lexo më shumë

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Belinda Balluku, pati një lidhje live mbrëmjen e sotme me emisionin...

Lexo më shumë

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim
14 Maj, 2025

Nga Parku Olimpik, drejtuesja e PS-së në qarkun e Fierit, Belinda Balluku foli për rezultatet e deritanishme, duke shprehur mirënjohje...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com